Mbrojtësi i Sunderland, Arbenit Xhemajli, do të jetë jashtë fushave të blerta për pjesën e mbetur të sezonit.
Skuadra e Sunderland sot ka njoftuar për raportet mjekësore për lojtarët dhe aty shihen lajme të këqija për mbrojtësin kosovar.
Ai ka pësuar një lëndim në gju, i cili do të marrë kohë të gjatë për t’u shëruar.
Lëndimi i pësuar erdhi gjatë grumbullimit me kombëtaren e Kosovës, thuhet në faqen zyrtare të Sunderland.
Sunderland nuk kalkulon më në shërbimet e lojtarit për sezonin 2020/21./Lajmi