Raportohet se Arben Vitia është emëruar në pozitën e ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Arben Vitinë ministër të Shëndetësisë, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në njoftim.