Këtë fundjavë në Zermatt është mbajtur kampionati botëror i vrapimeve të gjata „Ultramarathon 2015″. Në këtë garë ka marrë pjesë edhe Arben Selimaj nga Kosova, me vendbanim në Gjermani. Selimaj ka arritur cakun për 6:00:51 në një gjatësi 45.6 kilometra, në një lartësi 3100 metra.
43-vjeçari me origjinë nga Gjakova e Kosovës ka zënë vendin e 153-të në mesin e 8000 pjesëmarrësve në këtë maratonë, në grupmoshën e tij ishte i 28-ti.
Bëhet fjalë për „Ultramarathon”-in e dytë të Selimajt dhe ishte kampionati botëror i vrapimeve të gjata në bjeshkë.
Gjakovari ka 7 vjet që merret me këtë sport, duke marrë pjesë në maratonën e New Yorkut, Berlinit, Parisit, Amsterdamit dhe Hamburgut.
Selimaj ka 21 vjet që jeton në Gjermani.




