Shqiptarët në diasporë vazhdojnë të jenë të suksesshëm në shumë fusha. Madje, ata po fitojnë çmime të rëndësishme.
Njëri ndër ta është edhe berberi Arben Lumi, i cili jeton dhe vepron në Gjermani.
Ai ka marrë pjesë në garën ndërkombëtare të berberëve, ku është renditur i pesti. “Një berber i mrekullueshëm është në vendin e pestë në ‘International Barber Awards 2017. Urime për Arben Lumin nga Gjermania”, thuhet në njoftim zyrtar. Ngjarja është mbajtur në Nuremberg të Gjermanisë.

Lumi për albinfo.ch është shprehur i kënaqur me fitimin e këtij çmimi. “Jam shumë i lumtur për çmimin e fituar. Jam i lumtur që puna ime po shpërblehet”, ka thënë Arben Lumi për albinfo.ch.
Arbeni është nga Theranda, derisa jeton dhe vepron në Gjermani. Ai është shumë i kërkuar nga klientët dhe një nga berberët jo vetëm më të suksesshëm shqiptarë, por ndër më të kërkuarit në Gjermani.