Ish-sulmuesi i Trepçës ’89 që në verë iu bashkua skuadrës Keciorengucu, shënoi në barazimin 2:2 që skuadra e tij e arriti në udhëtim te Eskisehirspori. Shtatlarti i sulmit që u inkuadrua në lojë në minutën e 79-të, i barazoi shifrat në fundin e ndeshjes pasi skuadra e tij ishte duke humbur 2:1.
22-vjeçari Manaj i ka edhe dy gola të shënuara në Kupën e Turqisë, në fitoren 6:0 kundër Tepecik Sporit.