Në Arabinë Saudite ka ardhur një ndryshim i madh, madje edhe historik. Mediat ndërkombëtare raportojnë se ky vend ka marr vendim që edhe femrat të lejohen në stadium, që nuk kishte ndodhur më parë, përcjell albinfo.ch.
Vendimi i ri do të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit të ardhshëm, ku femrat për herë të parë do të kenë mundësinë të ndjekin ekipet e tyre të preferuara, por edhe Kombëtaren.
Në ndeshjet e kaluara nuk ishin lejuar gratë vendase, kurse ato mysafire po. Kjo shkaktoi shumë reagime se po shkelën të drejtat e njeriut, dhe tashmë ka ardhur përgjigja zyrtare.
Kohë më parë ishte marrë vendimi që gratë kanë drejt të marrin lejen e vozitjes, gjithashtu një vendim historik për këtë vend, që u përshëndet nga mbarë bota.
“King Fahd Stadium”, “King Abdullah Stadium” dhe “Prince Mohammed bin Fahd in Dammam”, janë stadiumet ku gratë do të lejohen të shikojnë sport.