Numërimi i votave të diasporës: 31.416 të aprovuara, ndërkohë që 12.566 janë refuzuara, transmeton albinfo.ch.
Vetëm deri dje, mbrëma, deri në orën 19:00, janë hapur 26.069 pako me 43.982 vota nga diaspora.
Sipas njoftimit, 31.416 vota janë aprovuar, ndërkohë 12.566 të tjera janë refuzuar për arsye të ndryshme.
Kjo i bie se deri tash janë refuzuar 28.57 për qind e votave të ardhura me postë nga jashtë e që janë hapur, transmeton tutje albinfo.ch.
Gjithsej me postë kanë ardhur mbi 43.000 pako, ku në secilën potencialisht mund të jenë nga disa vota.