197 mijë e 175 persona e kishin nënshkruar peticionin “Put Kosovo on Apple Maps”.
Ndër emrat e njohur që kishin kërkuar vendosjen e Kosovës në hartat e Apple ishin edhe këngëtaret Rita Ora, Dua Lipa e Bebe Rexha.
Ato kishin shpërndarë nëpër profilet e tyre në rrjetet sociale kërkesën ndaj Apple, për ta vendosur Kosovën në hartë.
Fushatës për vendosjen e Kosovës në hartat e Apple-s i ishin bashkuar edhe politikanët kosovarë.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, kishte thënë se aplikacionet e Apple-s janë zhvilluar në Kosovë, prandaj qartazi Kosova është pjesë e botës së Apple-s.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, bashkë me homologun e saj në Shqipëri, Gent Cakajn, i kishin dërguar një letër drejtorit ekzekutiv të kompanisë Apple, z. Tim Cook, për t’i kërkuar marrjen e masave për të vendosur kufijtë e Kosovës në shërbimin e Apple Maps.
E gjithë kjo fushatë rezultoi me sukses.