Përpos tabletave, Apple ka shitur edhe ora të mençura në shifra rekorde në vitin 2017.
Për një vit, gjiganti amerikan ka shitur 18 milionë ora të mençura, me 8 milionë që u shitën vetëm në tremujorin e fundit të vitit.
Nga 18 milionë Orët Apple të shitura, afër 9 milionë prej tyre ishin të Serisë 3, trasnmeton Albinfo.ch.
Apple pati rritje prej 32 për qind të shitjeve në tremujorin e fundit në krahasim me një vit më herët, ndërsa në total për vitin 2017 shiti 54 për qind më shumë orë se më 2016.