Apple është duke trajtuar një problem që shkaktonte ngrirjen e telefonit, nëse shtypej një karakter nga alfabeti Telegu – gjuhë në Indi.
Pas zbulimit të këtij problemi, njerëzit kanë përdorur simbolin në rrjete sociale, mesazhe private e edhe në aplikacionin Uber për të shkaktuar probleme.
Tani Apple ka përditësuar sistemin operativ për telefona, tabletë, kompjuterë dhe ora të mençura e televizorë, transmeton Albinfo.ch.
Kompania i referohet përditësimit në siguri si “problem në memorie të shkaktuar nga një varg virusesh”.
Problemi ishte shfaqur fillimisht në fillim të muajit shkurt.
Telegu është gjuha më e folur në Indinë juglindore.