Një direktivë me 18 faqe e publikuar të mërkurën përcakton se karikuesit e njëjtë nga të gjitha kompanitë sjell përfitime për konsumatorin si dhe redukton shpërdorimin e energjisë elektrike.
Përllogaritet se konsumatorët në BE do të kursejnë 250 milionë euro në vit nga një hap i tillë.
Sipas direktivës së BE, në përdorim duhet të jetë karikuesi i tipit USB-C që aktualisht përdoret nga telefonat Android, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Kjo gjë do të detyronte Apple që të ndryshonte teknologjinë e përdorur për vendet e BE-së.
Në momentin që ligji do të hyjë në fuqi do të ketë një periudhë 2-vjeccare tranzitore gjatë të cilët prodhuesit duhet të përshtatin karikuesit.
Apple e ka kundërshtuar një gjë të tillë duke thënë se rregullatori strikt penalizon inovacionin në një kohë kur duhet ta mbështeste këtë gjë.