Një version fals i aplikacionit “WhatsApp” është shkarkuar më shumë se një milion herë nga “Google Play Store” para se të fshihej.
Aplikacioni “Update WhatsApp Messenger” ishte shfaqur me logon e prodhuesit të aplikacionit origjinal.
Sipas përdoruesve, aplikacioni fals përmbante reklama, por pas raportimeve ai është fshirë menjëherë, transmeton Albinfo.ch.
Kjo është hera e parë pas një periudhe të gjatë që Google përballet me aplikacione të tilla.
Në vitin 2015, kompania ishte dashur të fshinte një aplikacion që shitej si program i cili monitoronte baterinë e telefonave.