Sot, në ditën kundër pirjes së duhanit, mjekët zviceranë kanë bërë apel për mbrojtjen e fëmijëve nga konsumimi i këtij produkti të dëmshëm për shëndetin. Ata tërheqin vërejtjen se afër gjashtë për qind të duhanxhinjve, konsumimin e kanë filluar si të mitur, shkruan srf.ch Dy nga tre persona që e fillojnë duhanpirjen më vonë krijojnë varësi nga kjo.
Për këtë arsye mjekët e Zvicrës kërkojnë që në ligjin e ri federal mbi produktet e duhanit të sigurohet një mbrojtje më gjithëpërfshirëse të fëmijëve dhe të rinjve.
Në Zvicër tashmë konsumojnë duhan një e katërta e gjithë popullatës.
Dita botërore kundër pirjes së duhanit duhet ta sensibilizojë shoqërinë me pasojat vdekjeprurëse të konsumimit të duhanit, transmeton albinfo.ch. Ndërsa ligji i ri mbi produktet e duhanit ofron një shans për të dhënë një sinjal të besueshëm në këtë drejtim, konsiderojnë mjekët zviceranë