Lajmin e ka zyrtarizuar për mediat e shtetit ballkanik vetë Federata Sllovene e Futbollit (NZS), në një njoftim të sajin:
“Kombëtarja sllovene e futbollit do të luajë miqësoren me Kombëtaren shqiptare më 30 mars në Koper dhe jo në Udine, siç ishte paralajmëruar për shkak të emergjencës në Itali”, raporton NZS në faqen e saj zyrtare.
Ndërkohë FSHF ka njoftuar anulimin e sfidës ndaj San Marinos, shkruan balkanweb, përcjell albinfo.ch.