Këtë të premte është anuluar një fluturim nga Prishtina në Bazel, për arsye që ende nuk dihen.
Udhëtarët janë detyruar të presin deri në katër orë, e më pas janë njoftuar se nuk do të realizohet fluturimi nga kompania ajrore “EasyJet”.
Fluturimi i radhës që do t’u mundësohet udhëtarëve është ditën e hënë. F.D., udhëtar, tregon për albinfo.ch se është me dy fëmijë dhe mund të humbasë punën ndërsa fëmijët e tij ditën e parë të shkollës, pas pushimeve të vjeshtës.
Udhëtarët janë nxjerrë jashtë Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës dhe do tu paguhen hoteli dhe shpenzimet e tjera.
