Kontrollorët e trafikut Ajror po vazhdojnë grevën pavarësisht thirrjeve për ndërprerjen ose pezullimin e tyre.
Nga SINKON dhe ASHNA është njoftuar se greva sot do të jetë 8-orëshe, duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 16:00, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa si pasojë e grevës, Aeroporti njofton se 8 fluturime janë anuluar mëngjesin e sotëm e shumë prej tyre janë shtyrë.
Drejtuesit e Aeroportit kanë thënë se nëse vazhdon greva ashtu siç është paralajmëruar rreth 130 fluturime mund të anulohen ose shtyhen, e rreth 20 mijë qytetarë mund të pësojnë nga kjo grevë.
E Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit së Kosovës ka bërë thirrje që të pezullohet greva e Kontrollorëve Ajror, duke kërkuar që të realizohet të paktën minimumi i punës në mënyrë që të mos rrezikohet aviacioni, jeta apo shëndeti i njerëzve.
