Privilegj dhe kënaqësi për ansamblin VATRA të jemi nikoqir të Konferencës XX Shkencore të Akademisë së Mjekëve Shqiptarë në Europë, ngjarje kjo e cila kësaj radhe u mbajt të shtunën, më 02.09.2023, në Bülach, përcjell albinfo.ch.
Organizator të ketij eventi ishin Dr. Aurora Dollenberg dhe Prof. Fadil Çitaku, themelues dhe nismëtari kryesor i këtij projekti.
Pjesmarrësit patën interesim dhe shprehën mendimet dhe idetë nga përvojat e tyre profesionale se si të organizohen edhe më fuqishëm dhe këto eksperienca e projekte t’i bartin në vendlindje.
Si nikoqir i këtij eventi Ansambli VATRA u përkujdes që secili prej të pranishmëve të ndihet komod. Një theks të veçantë zuri edhe pjesa artistike e këtij eventi: paraqitja me dy valle koreografike të Ansamblit VATRA, paraqitja e valltarëve të Shoqatës Sharri si dhe interpretimi i shkëlqyeshëm i pianistes së mirënjohur, Prof. Lule Elezi, që impresionuan dhe emocionuan të gjithë të pranishmit.
Organizatorët shprehen mirënjohjen dhe na falënderuan përzemërsisht, duke premtuar për bashkpunime të mëtejme.