Të shtunën, më 02.09.2023, në Zug të Zvicrës u mbajt Festa e Kombeve (Fest der Nationen), ku për të përfaqësuar Kulturën dhe Traditën Shqiptare ishte përzgjedh Ansambli VATRA, shkruan albinfo.ch.

Ishin djemë e vajza anëtarë të këtij ansambli të veshur nën petkun e veshjeve tona tradicionale që na përfaqësuan denjësisht, këtë më së miri e vërtetoi atmosfera dhe përkrahja e gjithë publikut të pranishëm.

Ishin duartrokitjet dhe brohiritjet e secilit prej të pranishmëve që na dhanë motivacion të vazhdojmë edhe më tutje. Falë punës përkushtimit e pjesëmarrjeve tona të njëpasnjëshme në evente të ndryshme cdo ditë e me shumë po rritemi. Duke na uruar suksese të mëtejme, organizatorët e këtij eventi na ftuan që edhe në vitet e ardhshme të kemi bashkëpunim të ndërsjellë. /Albinfo.ch




