Festivali “Cheonean Folklore and Dance Festival” ka pasur pjesëmarrës nga shumë vende të ndryshme të botës, ndërsa ansambli ”Shota” ishte i vetmi shqiptar që ishte në garë me 17 shtetet pjesëmarrëse, shkruan KultPlus, përcjell albinfo.ch.
Lajmin e bëri të ditur Ylber Asllanaj, udhëheqës artistik i këtij institucioni, përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Facebook.
”Akkv “SHOTA” nderohet me VENDIN E DYTË
Urime të gjithë atyre që e dhanë edhe pikën e fundit të djersës dhe nuk kursyen asgjë që, atdheut tonë, t’i rrisin namin edhe në këtë pjesë të largët të botës!”
Festivali, i cili përveç garës kryesore të performancës së përgjithshme, përfshinte edhe kategori të tjera garuese në: defile në rrugë dhe performanca individuale, që ishte edhe një mundësi e shkëlqyeshme qe bota të njihej me kulturën shqiptare përmes “Shotës”.

