Qyteti Odesa, në Ukrainë, u mahnit me këngë e valle shqiptare.
Ansambli Popullor mbajti një koncert për komunitetin shqiptar me ”Vallet dhe Këngët Popullore”.
Ambasador i përçimit të traditës te brezi i ri i disaporës mbetët Ansambli Popullor, duke mundësuar kështu ruajtjen e traditës së kombit tonë.
Bashkëpunimi me Agjencinë Kombëtare të Diasporës synon njohjen e elementëve kulturore, antropologjike, historike dhe folklorike te më të rinjtë e komunitetit shqiptar në Ukrainë, përcjell albinfo.ch.
Në vijim mund të shihni disa prej fotove të shkrepura gjatë koncertit.



