Duke filluar nga finalja e këtij viti në FA Cup, nuk do të festohet me shampanjë, siç ka ndodhur në vitet e kaluara.
Në këtë edicion në finale të Kupës FA janë kualifikuar Manchester City dhe Wigan.
Kështu ka vendosur Shoqata e Futbollit në Angli (FA), shkruan albinfo.ch.
Vendimi është arsyetuar se synon të mbrojë minorenët, por edhe shumë lojtarë myslimanë që luajnë në Angli, të cilët e kanë ndaluar konsumin e alkoolit.
E ndërkohë që shampanja është ndaluar, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për spumantet pa përmbajtje alkooli, të cilat pritet të aplikohen jo vetëm në finalen e FA Cup, por edhe në të gjitha garat.