Në një prononcim të fundit thuhet se Anglia do të mbyllë të gjitha korridoret e udhëtimit nga e hëna në mëngjes për t’u mbrojtur “nga rreziku ende i paidentifikuar i virusit të ri”, tha kryeministri, transmeton albinfo.ch.
Në njoftim thuhet se kushdo që do të udhëtojë në Angli do të duhet të tregojë provën e një testi negativ Covid para se të niset.
Kjo vjen pas ndalimit të udhëtarëve nga Amerika e Jugut dhe Portugalia, e cila hyri në fuqi të premten për shkak të shqetësimeve të variantit të ri të identifikuar në Brazil.
Po ashtu Boris Johnson tha se rregullat e reja do të ishin në fuqi të paktën deri në 15 shkurt.