E njohur si “Zonja e hekurt”, kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka shqetësuar opinionin gjerman, por edhe më gjerë, pasi është parë duke u dridhur për tri herë në publik.
Qeveria gjermane ka thënë se nuk ka nevojë për panik, derisa gjendja e saj shëndetësore është e mirë.
Por, edhe vetë Merkel ka folur për gjendjen e saj. “Nuk ka nevojë për t’u shqetësuar”, deklaroi Merkel, përcjell albinfo.ch.
Ajo është duke u trajtuar për një një sëmundje, por nuk ka shumë detaje. “Qartësisht që asgjë nuk ka përfunduar, por ka përparime”, theksoi ajo.