Kombëtarja e Kosovës do t’i rikthehet nesër aksionit, ku luan si mysafire kundër Andorrës, përcjell albinfo.ch.
“Dardanët” përballen me Andorrën në “Nacional – Andorra la Vella” me fillim nga ora 20:45.
Ndeshja i takon raundit të shtatë të fazës së grupeve të kualifikimeve drejt Kampionatit Evropian Euro 2024, ku Kosova gjendet në Grupin I.
Para ndeshjes, bastet janë favorin e Kosovës.
Sipas “bet365”, Kosova ka një kuotë 1.40 për ta fituar ndeshjen e nesërme, krahas Andorrës që si vendase ka një kuotë fitoreje prej 9.00.
Ndërkaq, kuota që ndeshja të përfundoj e barabartë pa fitues është 4.50.
Kosova renditet e pesta në Grupin I me katër pikë të arkëtuara, aq sa ka edhe Bjellorusia në vendin e katërt, kurse Andorra renditet e fundit në kuotën e dy pikëve.