Andi Zeqiri është vetëm 20-vjeçar, por në kohën e fundit me paraqitjet e tij ka rënë në sy të shumë skuadrave të njohura evropiane.
Në ndeshjen e fundit për Kupën e Zvicrës, Zeqiri shënoi një gol të bukur, me të cilin është inkuadruar në garë për golin më të mirë në Kupën e Zvicrës, shkruan albinfo.ch.
Gara do të jetë mes 5 lojtarëve me golat më të mirë:
Goli 1: Otar Kakabadze – FC Luzern
Goli 2: Gaëtan Karlen-Neuchâtel Xamax FCS
Goli 3: Fabian falas-Fc Basel 1893
Goli 4: Marco Nice-FC Zürich
Goli 5: Andi Zeqiri-FC Lausanne-Sport
Zeqiri ka shkëlqyer në lojën e fundit për ekipin e FC Lausannen, duke shënuar golin e 5-të në shtatë ndeshjet e fundit.
Shikone golin e tij në ndeshjen e fundit:
https://www.facebook.com/helvetia.versicherungen.schweiz/videos/821280298286823/