Anda Skeja para pak ditësh ka doktoruar në Universitetin zviceran “École Polytechnique Fédérale de Lausanne”, në programin për Matematikë, shkruan albinfo.ch.
Anda është studentja e parë dhe deri më tani e vetmja që është pranuar në programin e doktoratës, pa i ndjekur studimet Master, rezultat ky nga performanca e saj si kuadër i lartë në këtë fushë.
Ajo gjithashtu është edhe një bursiste e Konfederatës Zvicerane, hulumtuese shkencore dhe mësimdhënëse, shkruan tutje albinfo.ch.
“Me këtë ceremoni po e përmbyll një udhëtim sfidues, por tepër shpërblyes të doktoratës në Matematikë. Jam thellësisht mirënjohëse për përvojat, mundësitë dhe, mbi të gjitha, për njerëzit e jashtëzakonshëm që e bënë çdo hap të vlefshëm”, është shprehur Anda. /Albinfo.ch


