Jade, e bija e Davidit dhe Louise Estes ka lindur më 29 shkurt në Provo, një qytet në jug të Salt Lake City në SHBA.
Njëri djalë i çiftit, Remington ishte lindur më 29 shkurt 2008, ndërsa djali tjetër Xavier më 29 shkurt 2004.
Fëmijët e çifit amerikan do të festojnë ditëlindjen çdo katër vjetë.
Jade, kishte lindur pesë ditë pas datë së llogaritur nga mjekët. “Unë nuk isha e sigurt, nëse ajo donte të presë”, i tha Louise Estes gazetës “Daily Herald” në Provo.
Deri tash janë shënuar tri lindje në një vitë të brishtë nga një çift norvegjeze, të cilët i sollën fëmijet e tyre në jetë më 29 shkurt 1960, 1964 dhe 1968, për të cilët raste është shënuar edhe në librin e rekordeve botërore Gines.