Skip to content

“Amerika ka ushtrinë më të fortë në botë”

Presidenti amerikan ka paralajmëruar Iranin se ka ushtrinë më të fortë në botë dhe nuk do të dëshironte ta përdorte

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi Iranin të heqë dorë nga sulmet terroriste, duke i kujtuar edhe njëherë se Amerika ka fuqinë ushtarake më të fortë në botë.

Trump kujtoi se si forcat e ushtrisë së SHBA-së shkatërruan 100% ISIS dhe eliminuan kreun e organizatës terroriste, Al Bagdat.

“Ne nuk duam ta përdorim ushtrinë, edhe pse e kemi aq të madhe. Forca ushtarake amerikane është më e mira kundër terroristëve. Ne shkatërruam 100% të ISIS-it, vramë liderin e tij, Al Bagdad. Ai ishte një përbindësh. Dhjetëra-mijëra luftëtarë të ISIS-it janë vrarë. ISIS është një armik natyral i Iranit. Shkatërrimi i ISIS-it është e mirë edhe për Iranin dhe ne duhet të punojmë bashkë për këto prioritet”, deklaroi Trump, përcjell albinfo.ch.

Në fund të fjalës së tij, Presidenti i SHBA-së, Donald Turmp, i përcolli një mesazh popullit të Iranit, duke iu thënë: “Ne duam që ju të keni një të ardhme të madhe, që e meritoni. Me prosperitet, me harmoni, me vendet e botës. SHBA është gati të punojë për paqen me të gjithë ata që e pranojnë”.