Presidenti amerikan, Joe Biden, i dërgoi urimet më të mira homologut të tij zviceran Guy Parmelin me rastin e Ditës Kombëtare më 1 gusht, transmeton albinfo.ch.
“Zvicra është një mik i mirë dhe një partner i Shteteve të Bashkuara”, tha Biden.
“Kombet tona janë të bashkuara nga vlerat tona të përbashkëta demokratike, respekti ynë për sundimin e ligjit dhe angazhimi ynë për të mbrojtur të drejtat themelore, por edhe nga lidhjet tona të ngushta tregtare dhe ekonomike”.
Biden përsëri falënderoi Zvicrën për mikpritjen e takimit të samitit mes tij dhe Presidentit rus, Vladimir Putin, në Gjenevë, në qershor.
“Zvicra jep një kontribut të paçmuar në diplomaci dhe në paqen botërore”, shtoi ai. /Albinfo.ch