Këto deklarata ambasadorja Zuter i kreu gjatë intervistës për portalin maqedonas skopskoeho.mk. Ajo shton se prej në ditën e parë është përshtatur me Shkupin dhe i pëlqen “kompaktiteti i qytetit, shpirti miqësor dhe ushqimi është tepër i shijshëm – gjithashtu ka edhe shumë mbrëmje kulturore dhe shoqërore”.
Në krahasim nga Berni, Shkupi ka më pak aktivitete kulturore dhe sportive, megjithatë banorët janë më të hapur, vijon më tej Zuter e cila ka lindur në Bern. Një kritikë rreth Shkupit ajo e adreson te papastërtia, jo vetëm e ajrit, por edhe e mbeturinave. “Organet përgjegjëse duhet të marrin më shumë masa.”
Në punë, jo vetëm ajo, por edhe punëtorët tjerë të ambasadës shkojnë me biçikletë.