Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Bernë, Nazane Breca mori pjesë në pritjen e fillim vitit te Presidenti i ri i Konfederatës zvicerane Alain Berset.
Takimi organizohet në mënyrë tradicionale për Trupën Diplomatike të akredituar në Bernë dhe për personalitete e larta të shtetit me rastin e promovimit me rotacion në çdo fillimviti të presidentit të Zvicrës, thuhet në një njoftim të Ambasadës në Bernë, shkruan albinfo.ch.
Breca, duke takuar presidentin e ri Alain Berset, ka uruar Vitin e Ri dhe ka falënderuar Zvicrën për mbështjen e vazhdueshme që ka dhënë dhe po jep për shtetin e Kosovës, duke shprehur besimin në bashkëpunim edhe më të zgjeruar dypalësh. Ambasadorja ka takuar dhe uruar edhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Ignazio Cassis.
Në këtë pritje Ambasadorja Breca u shoqërua nga Mustafë Xhemaili, Ministër Këshilltar.





foto copyright: Ambasada e Kosovës në Bernë