Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas sulmit në uzinën e Gramshit.
Në një postim në Twitter, ambasadorja Kim ka thënë se ditën e sotme ka folur me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Arben Kingjin rreth incidentit që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.
“Ne qëndrojmë me aleatin tonë teksa autoritetet hetojnë plotësisht për të përcaktuar faktet dhe për të vënë para përgjegjësisë autorët”, shkruan ambasadorja e SHBA-së./Albinfo.ch/