Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka zënë faqen e parë të revistës amerikane “Jeta në Uashington”.
Në numrin më të ri – mbi foton e saj të kopertinës, (faqes së parë ) plot sharm kësaj radhe do të shfaqet titulli: “Në radhë fytyra e Ambasadores – Vlora Çitaku, nga refugjate në ambasadore”. Artikulli në brendi të revistës i referohet jetës dhe rolit të gruas diplomate nga Kosova – gjegjësisht ngjitjes së saj në karrierë.
Në profilin e saj në FB, Çitaku ka shkruar se është e nderuar që revista ka përzgjedhur ambasadoren e Kosovës për faqen e saj të parë.
“Jam e nderuar që këtë vit revista ‘Jeta në Uashington’ të përzgjedh abasadoren e Kosovës për faqen e pare të saj e saj”, ka shkruar ndër të tjera Çitaku.