Ambasadorja e Kosovës në Bernë, Nazane Breca është takuar ditë më parë me François Longchamp, Presidentin e Këshillit te Shtetit në Republikën e Kantonit të Gjenevës. Lajmi konfirmohet nga vetë ambasada e Kosovës, që ka shpërndarë lajmin në rrjetet sociale.
“Takim me Qeverinë Kantonale të Gjenevës
Ambasadorja Nazane Breca, ka zhvilluar një takim me z.François Longchamp, Presidentin e Këshillit te Shtetit në Republikën e Kantonit të Gjenevës. Në kantonin e Gjenevës afërsisht jetojnë 12 mije qytetarë me origjinë nga Kosova. Komuniteti shqiptar – kosovar në kantonin e Gjenevës është relativisht mirë i integruar. Në kantonin e Gjenevës në 5 komuna (nga 45 sa i ka kantoni i Gjeneves) janë zgjedhur 9 këshilltar komunal me origjinë nga Kosova,” shkruan mes tjerash në faqen e Facebook-ut të Ambasadës së Kosovës në Zvicër.