Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Adrian Maitre, ka vizituar Shkodrën. Ai mori pjesë në inaugurimin e lulishtes “Vaso Kadia”, ku ishte i shoqëruar me kryebashkiaken Voltana Ademi.
Ambasadori në një prononcim për mediet lokale u ka bërë thirrje pozitës e opozitës që të ulen në dialog dhe të gjejnë zgjidhje, transmeton albinfo.ch.
Maitre theksoi se Shqipëria ka mbështetje e shtetit të tij për integrimin evropian.
“Mbështesim Shqipërinë në integrimin evropian. Më kanë informuar se ka pasur dhunë në protesta dhe nëse ka pasur, nuk është zgjidhja e duhur dhe nuk është gjë e mirë”, citohet të ketë thënë ambasadori.