Ambasadori ende në detyrë i Maqedonisë në Zvicër, Ramadan Nazifi përfundon mandatin e tij në fund të muajit prill. Me këtë rast ai u drejtohet bashkëpunëtorëve dhe miqve në mesin e diasporës sonë në Zvicër me një letër falënderimi.
“Pas më tepër se tre vjetëve qëndrimi dhe angazhimi profesional në Zvicër, kam nderin t’ju informoj që mandati im, Ambasador i Republikës së Maqedonisë në Konfederatën Zvicerane mbaron në fund të prillit dhe nga 1 maji kthehem në Ministrinë e punëve të jashtme në Shkup.
Shfrytëzoj rastin t’ju falënderoj përzemërsisht për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm gjatë qendrimit tim në Zvicër, si dhe për përkrahjen dhe kontributin tuaj të çmueshëm në promovimin e përbashkët të vlerave nacionale dhe mbrojtjen e interesave tona kombëtare në shoqërinë zvicerane dhe më gjerë”, përfundon letrën e tij z. Nazifi.