Ambasadori i Kosovës në Austri, Lulzim Pllana është takuar me kryeparlamentarin austriak, Wolfgang Sobotka, raporton “Albinfo Austria.”. Gjatë këtij takimi është diskutuar gjendja aktuale e situatës me Covid-19 si dhe bashkëpunimi i mëtutjeshëm Kosovë – Austri, thuhet në një njoftim të Ambasadës së Kosovës në Austri.

Ky është edhe postimi i plotë:
“ Ambasadori i Republikës së Kosovës, Lulzim Pllana u prit nga kryetari i Këshillit Nacional/ Parlamentit austriak zt. Wolfgang Sobotka. Gjatë takimit është diskutuar gjendja aktuale e situatës me Covid19 si dhe bashkëpunimi i mëtutjeshëm Kosovë-Austri. Për shkak të masave të parandalimit të covid19 është respektuar masa e distancës”.