Ambasadori Kosnett uron Kurtin dhe qeverinë e re, kjo është porosia e tij
0 Likes0 Share
Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ka uruar kryeministrin Albin Kurti dhe formimin e qeverisë së re, ndërsa ka theksuar që me urgjencë duhet punuar për ta mposhtur Covid-19. Kosnett përmes një postimin në Twitter ka uruar kryeministrin Kurti në detyrën re si dhe formimin e qeverisë. Ai ka shkruar se pret të punojnë së bashku për […]
Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ka uruar kryeministrin Albin Kurti dhe formimin e qeverisë së re, ndërsa ka theksuar që me urgjencë duhet punuar për ta mposhtur Covid-19.
Kosnett përmes një postimin në Twitter ka uruar kryeministrin Kurti në detyrën re si dhe formimin e qeverisë.
Ai ka shkruar se pret të punojnë së bashku për të ndërtuar një të ardhme në paqe, drejtësi dhe prosperitet.
“Urime Kryeministri i Kosovës @albinkurti dhe qeveria e re. Ne shpresojmë të punojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme të paqes, drejtësisë dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës – dhe, më urgjentisht, për të mposhtur COVID-19. #Mbajënimaskëntuaj”, ka thënë Kosnett.
Ndryshe, Qeveria Kurti 2 është votuar me 67 vota për dhe 30 vota kundër.
Congratulations to Kosovo PM @albinkurti and the new government. We look forward to working together to build a future of peace, justice, and prosperity for all of Kosovo’s citizens – and, most urgently, to defeat COVID-19. #WearYourMask
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 23, 2021