Sot është zhvilluar një takim mes Ambasadorit zviceran në Kosovë. Thomas Kolly dhe kryetarit të partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruan albinfo.ch.
Haradinaj tha se republika e Kosovës është falënderuese për përkrahjen e sinqertë dhe të vazhdueshme të Zvicrës në të gjitha proceset shtetndërtuese.
“Sot, mirëprita në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë z. Thomas Kolly. Bashkëbiseduam për çështjet aktuale në vend dhe thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Zvicrës. Ambasadorin Kolly e falënderova për mbështetjen dhe miqësinë e pathyeshme e historike mes dy vendeve tona” ka shkruar Haradinaj.
