Sot, Ambasadori i ri i Zvicrës në Republikën e Kosovës, Thomas Kolly, prezantoi letrat kredenciale për Presidentin Hashim Thaçi, transmeton albinfo.ch.
Ata shkëmbyen për lidhjet e ngushta njerëzore dhe marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale që mbizotërojnë midis dy vendeve tona.
Duke pranuar rëndësinë e diversitetit tonë kulturor dhe gjuhësor, Ambasadori Kolly shprehu gatishmërinë e Zvicrës për të mbështetur dhe inkurajuar më tej bashkëjetesën paqësore midis njerëzve në Kosovë. /Albinfo.ch

