Pas triumfit ndaj ekipit të Spanjës në finale, përmes vidove live në rrjete sociale, tenisti me famë botërore Novak Gjokoviq dhe pjesëtarët e tjerë të ekipit kanë festuar me këngë nacionaliste për Kosovën.
Cana i është drejtuar Novak Gjokoviqit: ‘Ju mund të jeni fitues i ATP, por ende thellë mbetesh primitiv, i prapambetur, nacionalist dhe shovinist i zakonshëm i Ballkanit’.
“Ju mund të jeni fitues i ATP, por ende thellë mbetesh primitiv, i prapambetur, nacionalist dhe shovinist i zakonshëm i Ballkanik. Jorastësisht Novak Gjokoviq nuk ka qenë shumë i dashur dhe i pëlqyer në historinë e tenisit”, ka shkruar ambasadori Cana.
Mbrëmë, dëgjohej ekipi serb teksa këndonte këngën për betejën e Kosovës, e që ndër tjerash në tekst ka edhe fjalinë se “ngado që shkoj, ty të kthehem, thuajse dikush ma merr Kosovën prej shpirtit tim”.
Ata kënduan këngën e “Vidovdanit”, titull i një kënge të vitit 1989 të Gordana Lazareviqit. Vidovdani është edhe një nga festat më të rëndësishme fetare për Serbinë, përmes së cilës kujtohet Beteja e Kosovës e vitit 1389, e të cilën e humbën nga Perandoria Osmane, shkruan periskopi, përcjell albinfo.ch.