Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas sulmit të sotëm në veri të Kosovës, ku u vra një polic dhe një tjetër mbeti i plagosur.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Rohde ka shprehur dakordimin me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, duke thënë se sundimi i ligjit duhet të zbatohet në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
“Unë pajtohem plotësisht me deklaratën e kolegut tim amerikan. Autorët e këtij sulmi vrasës kundër zyrtarëve të rendit të Kosovës duhet të dalin para drejtësisë. Sundimi i ligjit duhet të zbatohet në Kosovë. Ngushëllimet e mia të përzemërta shkojnë për familjen e policëve të vdekur të PK-së dhe për policët e plagosur të PK-së”, shkroi ai.
I fully associate with my US colleagues‘ statement. The perpetrators of this murderous attack against KOS law enforcement officers must be brought to justice. 1/2 https://t.co/lqk48HCm96
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) September 24, 2023