Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i ka quajtur të papranueshme sulmet e ditëve të fundit kundër ministres së Jashtme, Donika Gërvallës, për shkak të deklaratave të saj të mëhershme kundër ish-krerëve të UÇK-së.
“Skenat e sotme në Kuvend ishin të papërshtatshme për një parlament. Gjithashtu, unë i konsideroj të papranueshme sulmet personale kundër Ministres së Jashtme”, ka shkruar Rohde në Twitter.