Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka njoftuar se Kosovën e ka vizituar sot për herë të parë ambasadorja e ShBA-së në Kroaci, Nathalie Rayes.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ai ka shkruar se përkushtimi i ShBA-së ndaj njerëzve të Kosovës është po aq i fortë sa kurrë, transmeton albinfo.ch.
“Mezi pres ta prezantojmë atë në këtë shtet energjik, ku përkushtimi i ShBA-së ndaj njerëzve të Kosovës është po aq i fortë sa kurrë”, ka thënë Hovenier.
Pleased to welcome @USAmbCroatia Nathalie Rayes on her first visit to Kosovo. Looking forward to introducing her to this vibrant country, where the commitment of the 🇺🇸 to the people of 🇽🇰 is as strong as ever. pic.twitter.com/gyTGXLMdmI
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) August 26, 2024