Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ia ka dorëzuar kryeministrit Albin Kurti, ftesën e kancelares gjermane Angela Merkel, për t’u takuar në Berlin.
Këtë e ka bërë të ditur vet ambasadori Heldt, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, njofton Klan Kosova.
“I lumtur personalisht t’ia dorëzoj urimet dhe ftesën e kancelares Angela Merkel, kryeministrit Albin Kurti”.
“Kosova dhe njerëzit e saj e meritojnë të ecin përpara me qeverisje të mirë, luftë kundër korrupsionit, ndërtim të perspektivës ekonomike dhe rifillim të dialogut”, përcjell Albinfo.ch
