Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i është bashkuar thirrjes së OSBE-së që Kosova dhe Serbia të implementojnë marrëveshjen e arritur më 2 maj për Personat e Zhdukur me Forcë.
”Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, unë bashkohem me OSBE-në, duke kërkuar zbatimin e shpejtë të marrëveshjes së lartpërmendur. Më shumë se 1600 njerëz janë ende të zhdukur, secili prej tyre është një vlerë”, është shprehur Rohde, përcjell albinfo.ch.
Krerët e institucioneve të Kosovës kanë kërkuar nga ndërkombëtarët të shtojnë presionin ndaj Serbisë për të treguar varrezat masive.