Lista serbe, partia më e madhe serbe në Kosovës, nuk ka reaguar lidhur me sulmin që u zhvillua dje ndaj Policisë së Kosovës në veri, ku mbeti i vrarë një polic dhe një tjetër u plagos, gjë që ngjalli reagimin e ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Rohde ka shkruar se kur Lista serbe do ta ndalë këtë heshtje.
“Si e gjithë bota, përfshirë edhe Kishën Ortodokse Serbe, janë të tronditur dhe dënuan ngjarjen e djeshme: Pyes veten nëse edhe Lista serbe do ta ndalë heshtjen dhe do të na bashkohet të gjithëve në qëndrimin tonë të qartë kundër këtij sulmi vrastar ndaj Policisë së Kosovës”, ka shkruar Rohde.
As the whole world incl. SOC is shocked and condemns yesterday’s events: I wonder whether also Srpska Lista will stop its silence and join us all in our clear stance against this murderous attack on @Kosovo_Police.
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) September 25, 2023