Të martën, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde është ngjitur në majën e Gjeravicës, majën më të lartë të Kosovës.
“Dita ishte e mbushur me eksperienca të pabesueshme—zgjedhja e boronicave të freskëta, freskimi me një zhytje në një liqen malor, madje edhe përgatitja e flisë tradicionale. Ishte një përzierje e përsosur e aventurës dhe zbulimit kulturor”, shkruan ambasada e Gjermanisë.
Jorn Rohde ishte i shoqëruar edhe nga disa pjesëtarë të ekipeve të ngjitjeve malore.