Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka dhënë më shumë detaje sa i përket ushtrimit të profesionit të avokatit në Gjermani.
Rohde e ka bërë të qartë se për të praktikuar ligjin gjerman, avokatët kosovarë duhet të kenë një diplomë përkatëse dhe se ky kusht mbetet për përfaqësimin e klientëve në gjykatat gjermane.
“Sqarim për shkrimin tim më poshtë: Përderisa avokatëve kosovarë u lejohet të punojnë në Gjermani, praktikimi i ligjit gjerman bën të nevojshme një diplomë përkatëse. Ky kusht mbetet për përfaqësim të klientëve në gjykata gjermane. Përditësimi lidhet vetëm me aktivitetet ekstrakurrikulare të avokatëve, duke i përjashtuar procedurat gjyqësore”, ka shkruar ambasadori gjerman, përcjell albinfo.ch.