Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, sa i përket mosvotimit të marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar nga opozita t’i japë fund bllokadës.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ai u shpreh i shqetësuar për mosmiratimin e vazhdueshëm të këtyre marrëveshjeve që sjellin miliona përfitime për qytetarët, përcjell albinfo.ch.
“Të shqetësuar për mosmiratimin e vazhdueshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend që mund të sjellin miliona përfitime për qytetarët e Kosovës. Projekte të mëdha energjetike dhe bujqësore midis Gjermanisë dhe Kosovës janë në rrezik. Duhet një qasje konstruktive nga të gjithë aktorët, opozita duhet t’i japë fund bllokadës”, ka shkruar ai.